Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere është mbledhur për të shqyrtuar në parim Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet pensionale të Kosovës.
Deputetët e opozitës kanë kërkuar që ky projektligj të kalojë në Komision dhe pastaj të procesohet sa më parë në Kuvend.
Tatuazhet dhe vetura me shqiponjë,pamje të Zymberajt, që dyshohet se u mbyt në një burg të Serbisë
Aty është folur edhe për praktikat e ngjashme në vendet e botë,
Ruzhdi Morina, kryesues i Bordit Drejtues të Fondit Pensional të Kosovës ka thënë se në botë ka shumë pak praktika të tilla, në bazë të hulumtimeve që ata kanë bërë. Një nga vendet që ai përmendi se ka bërë një praktikë të tillë është Kili dhe më pas është detyruar që ta ndërprerjë.
Morina tha se një nga kërcënimet kryesore që shfaqet në raste të tilla është janë rreziqet politike, nga ndërhyrjet që mund të kërkohet të bëhen vazhdimisht pastaj.
“Parimisht nuk ka shumë praktika, ose raste të izoluara që lejojnë tërheqjen e mjeteve. Kili është një prej vendeve që ka lejuar tërheqjen e mjeteve dhe pastaj jon detyru me i blloku. Në fund janë detyruar edhe ata ta ndërpresin këtë praktikë për shkak se si në aspektin praktik dhe empirik, një prej rreziqeve më të mëdha të këtyre aspekteve është rreziqet e ashtuquajtura politike, nga ndërhyrjet që mund të bëhen vazhdimisht pastaj nëse bëhet një ndërhyrje në këtë bazë pastaj lehtësisht mund të themi se mund të vije deri te shkatërrimi i komplet një shtylle pensionale. Përveç rastit të Kilit dhe Argjentinës, ka qenë një ndërhyrje në Poloni para rreth 20 viteve, ku shteti ka marrë një pjesë të shtyllës së dytë, pra e ka marrë shteti për shkak të masovizimit, pra për shkak se shtylla e dytë është rritur shumë dhe i kanë marrë për nevoja të tjera pensionale. realisht mund të themi që shembuj dhe praktika të tilla në ekzistojnë”, u shpreh ai.
Mbledhja e Komisionit është duke vazhduar. /Botapress..info/