Doarsa Kica-Xhelili nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se katër vite kryeministri Albin Kurti i ka shërbyer përçarjes politike ndërshqiptare.
Reagimi i saj vjen në ditën kur Kurti i ka dërguar letër kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku, për takim rreth formimit të institucioneve.
Kica-Xhelili thotë se VV është ngritur vetëm në ndasi.
“Katër vite, kryeministri në detyrë i ka shërbyer përçarjes politike ndërshqiptare. VV është rast tipik i një partie që ngritet vetëm mbi ndasi, e prandaj s’mbijeton dot pa gjetur fajtorë të jashtëm. Kurtit për 4 vite, nuk i konvenoi asnjë politikan opozitarë shqiptarë. E tani, kur iu mbyll dera nga forcat më të mëdha politike shqiptare, ai po mundohet ta fshehë izolimin e vet politik pas tymnajës së akuzave për ndikime të jashtme. Herë ja zëmë rrugën ne, herë KQZ, herë PZAP… e akoma më shpesh vet rendi kushtetues”.
“Pasi ofendoi, shau e izoloi bashkëpunimin politik ndër-shqiptarë, krijoi pozicionin kur qeveria jetëshkurtër që ai synon u reduktua në biseda pazaresh. Kosova e pasluftës nuk mban mend diskurs të tillë përçarës. E kush synim politik ka t’i përçajë shqiptarët, nuk mund t’i bashkojë e unifikojë as në paqe, e as në krizë”, ka shkruar Kica-Xhelili në Facebook.



Të tjera
Lajme
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim, ne zgjodhëm Republikën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të
Aktuale
S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje
Deputetët e Kuvendit të Kosovës
Aktuale
Haxhiu: PDK, LDK, AAK, Lista Serbe s’janë të pranishëm, po presim nëse po kthehen
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi