Koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje, LDK-ja po e refuzon kategorikisht, kështu së paku ka thënë nënkryetarja e kësaj partie, Doarca Kica-Xhelili.
Ajo madje tha se kjo parti e ka “bllok”.
“Ne po themi, me LVV nuk shkojmë për shkaqe që, për mendimin tim, i kemi artikuluar mjaftueshëm. Por, sa i përket diskutimeve tjera, janë plotësisht të parakohshme, sepse me 42%, ora kushtetuese demokratike të takon ty si parti e parë, të tentosh ta bësh qeverinë. Dhe nuk mendoj që është në rregull të thotë se pse po synoni qeveri stabile, sepse kur ti varesh nga një individ në qeveri (ju e dini si ka qenë rasti se si për një individ ka rënë krejt qeveria), por nuk mund të gjykohet qëllimi fisnik i dikujt që dëshiron që kur e merr qeverinë të mos e mbajë për rerhatime të njerëzve nëpër ministri e shpallje të tenderëve, por realisht me kry punë, dhe krejt çka ne po themi është që ora demokratike s’po na thërret ne. Nëse vjen puna me na thirr ne, atëherë shohim çka bëjmë”.
“Ne po themi që ka qenë qëndrimi ynë parazgjedhor që bllok e ka për shkak të mendësisë katër vjeçare”, u shpreh Kica-Xhelili në Rubikon të Klan Kosovës.
Ndër të tjera, ajo tha se LDK-ja nuk përdor diskurs të vijave të kuqe sepse, siç u shpreh ajo, në politikë dhe në këtë sistem parlamentar që e ka Kosova, koalicionet janë të domosdoshme.



Të tjera
Aktuale
Ish-ambasadori holandez: Nëse ka proces të drejtë, ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm
Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka zhvilluar
Aktuale
Policia kërkon ndihmë për kapjen e një qytetari, dyshohet për vjedhje të rëndë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën
Aktuale
Dogana asgjëson qindra pako me shamponin e njohur në treg, ishte i falsifikuar
Dogana e Kosovës ka asgjësuar një