Situata në veri të vendit, sidomos pas sulmit terrorist të 24 shtatorit bëri që NATO të shqyrtojë mundësinë e shtimit të forcave të KFOR-it në veri të Republikës së Kosovës.
Të premten që lamë pas, 200 ushtarë të KFOR-it britanez arritën në Kosovë, për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s.
“Zhvendosja e trupave është një hap i matur për t’u siguruar se KFOR-i i ka forcat që i nevojiten për ta përmbushur mandatin e saj të OKB-së për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe për ta siguruar lëvizjen e lirë për të gjithë njerëzit në Kosovë”, tha NATO-ja në një njoftim për media.
Teksa ushtarët kanë arritur, NATO ka dërguar edhe një kontingjent me automjete që do të jenë në shërbim të këtyre ushtarëve.
Këto automjete janë hasur sot në Rrugën e Kombit, teksa bartëshin me automjete bartëse, drejt Kosovës.
Indeksonline ju sjell pamje ekskluzive.