5 viktima janë regjistruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga MSH kanë treguar se viktimë e COVID-19 gjatë kësaj kohe është një burrë i moshës 50-59 vjeçare nga Komuna e Prishtinës, një burrë dhe një grua të moshës 60-69 vjeçare nga Komuna e Prishtinës dhe Vushtrrisë, një burrë i moshës 70-79 vjeçare nga Komuna e Vitisë dhe një grua mbi 80 vjeç nga Komuna e Drenasit.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 1 mijë e 140 raste të reja me COVID-19.
Ndërsa, 3 mijë e 624 persona u shëruan nga ky virus gjatë kësaj kohe./Botapress.info/