Është duke vazhduar procesi i numërimit të votave për partitë politike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Deri më tani, në Mitrovicë janë numëruar 91.43 për qind e votave, ku Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 56.33 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 30.70 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 6.37 për qind të votave dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – Nisma ka marrë 1.34 për qind të votave.
Ndërsa, në Vushtrri janë numëruar 95.83 për qind e votave, ku Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 52.55 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 25.68 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 11.10 për qind të votave dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – Nisma ka marrë 2.88 për qind të votave.
Derisa, në Skenderaj janë numëruar 85.92 për qind e votave, ku Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 75.54 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 12.41 për qind të votave, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – Nisma ka marrë 5.81 për qind të votave dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 1.77 për qind të votave.