Komisioni Zgjedhor në Serbi mëngjesin e sotëm ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve të djeshme në Serbi, bazuar në 7561 të proceduara nga 8273 vendvotime.
Bazuar në 7.561 të përpunuara nga 8.273 vendvotime, janë publikuar rezultatet për zgjedhjet parlamentare dhe ato rajonale.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/12/2-18-1000x503.jpg)
Zgjedhjet parlamentare: SNS 47,24 për qind, SPN 22,86 për qind
Siç thuhet në ueb faqen e RIK-ut, lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk guxon të qëndrojë në vend” ka shumicën absolute në zgjedhjet parlamentare, e cila ka fituar 47.24 për qind të votave.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/12/1-75-1000x495.jpg)
Pas saj vijon lista “Serbia kundër dhunës” me 22,86 për qind të votave, më pas Partia Socialiste e Serbisë 6,67, ndërsa lista zgjedhore “Shpresa për Serbinë” ka 4,94 për qind. Lista e radhës është “Ne – zëri i popullit – Branimir Nestoroviq” me 4,63 për qind, ndërsa Milica Gjurgjeviq Stamnekovski – Boshko Obradoviq kanë 2,8 për qind të votave.