Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 33,258 zarfe të supozuara me fletëvotime.
Marrë parasysh që rezultati aktualisht është i ngushtë në Gjilan, me votat e diasporës, Lëvizja Vetëvendosje këtë komunë mund ta fitojë pa balotazh.
Sipas KQZ-së, për të votuar për zgjedhjet lokale në Gjilan, ishin regjistruar 2 mijë e 66 votues nga jashtë. Rezultati aktualisht në Gjilan është Alban Hyseni (LVV) 49,79% dhe Arbër Ismajli (LDK) 34,24%.
Në Han të Elezit, po ashtu mund të bëjnë ndryshimin votat e diasporës edhe pse fitoren e ka shpallur Mehmet Ballazhi i PDK-së.
Diferenca me kandidatin e pavarur Refki Sumën është vetëm 93 vota, derisa derisa të regjistruar për të votuar nga jashtë janë 395 qytetarë, që rritë gjasat për përmbysje të rezultatit.
Lidhja Demokratike e Kosovës në anën tjetër të dielën shpalli fitoren në Junik, duke llogaritur në votat e diasporës. Duke sugjeruar se kjo parti e ka të sigurt fitoren pa balotazh në Junik, ku të regjistruar si votues jashtë vendit janë 1344 qytetarë.
Bazuar në rezultatet preliminare Ruzhdi Shehu (LDK) ka 47,91% ndërsa, Agron Kuci (AAK) 40,68%



Të tjera
Aktuale
“Abuzim, zhvatje…”, ish-opozita e kritikon Kurtin për emërimet e reja në prag të zgjedhjeve
Emërimet e tre zëvendësministrave gjatë ditës
Lajme
Trepça jep detaje për vjedhjen e dy trafove
Trepça është deklaruar rreth vjedhjes së
Ekskluzive Lajme
Pse u arrestua ish-këshilltari i Kurtit, Durim Berisha
Një konflikt familjar që kishte kohë