Disa ditë më parë, në media u raportua se kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kishte ngelur gjatë shkollimit të tij, gjë që e kishte detyruar të përsëriste një vit shkollor.
Por, Libri Amzë i shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Dobroshevc të Drenasit, ku Lladrovci ka vijuar shkollimin fillor e dëshmon të kundërtën, shkruan lajmi.net. Bazuar në suksesin që figuron në Librin Amzë, Lladrovci ka pasur nota të shkëlqyeshme./Botapress.info/
Kujtojmë se gjatë ditëve të kaluara, ishte kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, i cili kishte akuzuar Lladrovcin se ka përsëritur një vit shkollor pasi që kishte ngelur./Botapress.info/