Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave për Asamble komunale në Prishtinë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar me së shumit vota për Asamble me 28 mijë e 740 vota, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22 mijë e 198 vota, ndërsa Vetëvendosje ka dalë partia e tretë me vota për Asamble me 21 mijë e 302 vota.
Vendit e katër dhe të pestë e ndajnë AAK dhe Lidhja e Prishtinës.
IndeksOnline ju sjell pesë kandidatët me të votuar për Asamble nga këto subjekte politike:
Lidhja Demokratike e Kosovës: Përparim Rama është kandidati më i votuar më 28 mijë e 740 vota, i ndjekur Bujar Gashi me 1 miëj e 304 vota, Bekim Gashi me 1 mijë e 187 vota, Milazim Vitija me 1 mijë e 166 vota dhe Fadil Aliu me 936 vota.

Partia Demokratike e Kosovës: Uran Ismaili ka fituar 22 mijë e 198 vota, i ndjekur nga Agron Canolli me 1 mijë e 112 vota, Leutrim Retkoceri me 882 vota, Lirik Musliu me 857 vota dhe Besianë Musmurati me 846 vota.

Lëvizja Vetëvendosje: Mrika Limani Myrtaj si bartëse e listës ka marrë 21 mijë e 302 vota, i ndjekur nga Gëzim Sveçla me 1 mijë e 534 vota, Jeta Bujari me 1 mijë e 175 vota, Berita Abazi Muhadri me 782 vota dhe Egzon Azemi me 716 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Bekë Berisha ka marrë 9 miëj e 886 vota, i ndjekur nga Kreshnik Smajlaj me 773 vota, Endrit Gashi me 681 vota, Yll Bogaj me 628 vota dhe Behar Gashi me 488 vota.



Të tjera
Lajme
Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë
Aktuale
Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike
Lajme Opinione
Janina Ymeri ia kujton Kurtit parollën e tij të dikurshme: ” Një popull s’i nënshtrohet një njeriu…”
Deputetja e zgjedhur e LDK-se Janina