Janë identifikuar dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht pasditen e kësaj të mërkurë në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Viktimat janë L.A nga Fushë Kosova dhe J.Ç nga Prishtina.
Mësohet se 5 të rinj u morën nga dallgët pasi u futën për t’u larë. Pasditja e tyre në bregdetin e Shëngjinit rezultoi fatale prej dy prej tyre të cilët humbën jetën. Mësohet se dy të rinjtë e tjerë janë nxjerrë nga uji dhe janë në gjendje të rëndë në spital.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e kërkim-shpëtimit dhe Policia e Shtetit, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj./euronews.al



Të tjera
Aktuale
“Kosovës i duhet urgjentisht një qeveri stabile”, Hargreaves partive: Bashkëpunoni pas zgjedhjeve
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në
Aktuale
Vjosa Osmani : Garë komplet e pabarabartë, propagandë masive
Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka
Aktuale
Jeff Hovenier: Presidentja Osmani ka luajtur rol konstruktiv në raportet Kosovë-ShBA
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier,