Pas ngjarjes tragjike që ndodhi mëngjesin e sotëm në një objekt në ndërtim në Gjakovë, ku dy punëtorë ndërtimtarë ranë nga kati i tretë dhe humbën jetën në vendin e punës, autoritetet kanë ndërmarrë veprimet e para konkrete në hetimin e rastit.
Burime të sigurta të Sinjalit brenda Prokurorisë dhe Policisë bëjnë me dije se për këtë incident janë arrestuar dy persona të dyshuar për neglizhencë dhe rrezikim të sigurisë në vendin e punës. Të arrestuarit janë: Albert Margegaj rreth 49-vjeçar dhe Xheladin Pozhegu rreth 46-vjeçar.
Sipas hetimeve të para, dy punëtorët e ndjerë, Hazir Jakupaj rreth 48-vjeçar dhe Daut Bajraktari rreth 50-vjeçar, kanë rënë nga një lartësi prej rreth tre metrash gjatë punimeve në një objekt në rrugën “Bardhyl Qaushi – Yllka Domi” në Gjakovë. Ata janë dërguar në emergjencë, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori i Shtetit, Prokurorja kujdestare, Inspektorati i Punës, Hetuesit rajonalë dhe njësia e hetimeve të stacionit policor, të cilët po punojnë për të zbardhur përgjegjësitë konkrete për tragjedinë.
Lidhur me rastin, është iniciuar procedurë penale për veprën “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” nga neni 358 i Kodit Penal.
Sinjali do të publikojë detaje të tjera për këtë rast tragjik dhe veprimet e mëtejme të autoriteteve.



Të tjera
Lajme Opinione
Janina Ymeri: Ne puno, Serbia fito!
Deputetja e LDK-se ne legjislaturen e
Showbiz
Ky fustan i Morena Tatakut po e çmend Instagramin
Morena Taraku është shfaqur së fundi
Lajme
Subvencionet në bujqësi për 2026: publikohen masat mbështetëse
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit