Gazeta Botapress.inforaportoi sonte për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në qendër të Prishtinës në rrugën “Qamil Hoxha”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy persona.
Burimet nga Prokuroria bëjnë të ditur se të plagosurit janë Olsi Podvorica edhe Darsel Morina.
Sipas informacioneve, Podvorica dhe Morina aktulisht janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Plagosje te “Restaurant Pishat” në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjës
Ndryshe, rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.
Në kohën e iftarit, Policia konfirmon plagosjen e dy personave tek Pishat
Ndërsa, shton se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e Policisë./Botapress.info/