Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Jeton Zulfaj, ka reaguar edhe njëherë ndaj dekretit të Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Ai këtë herë, ka goditur drejtpërdrejt presidenten.
Sipas Zulfajt, Kosova nuk është monarki, por një republikë parlamentare, ku pushteti buron nga populli përmes përfaqësuesve të zgjedhur dhe jo nga një person i vetëm.
Ai ka theksuar se Kushtetuta i jep presidentit vetëm detyra dhe kufizime, por nuk i jep privilegje mbretërore dhe nuk i jep të drejtën për të shpërndarë Kuvendin sipas dëshirës.
“Një pushtet i tillë do ta vendoste presidentin mbi përfaqësuesit e vullnetit të popullit, pikërisht atë që një republikë demokratike është ndërtuar për ta parandaluar”, ka shkruar Zulfaj në reagimin e tij.
Ai ka bërë thirrje për respektim rigoroz të Kushtetutës dhe rolit të deputetëve si përfaqësues të popullit, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së sistemit demokratik në vend.



Të tjera
Aktuale
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri
Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit,
Aktuale
Për herë të parë në QKUK, konfirmohet shtatzëni pas procedurave IVF
Për herë të parë në Qendrën
Aktuale
LDK i përgjigjet Haradinajt që tha se s’i intereson takimi me Abdixhikun
Lidhja Demokratike e Kosovës i është