Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Kurti, ka publikuar një dokument përmes së cilit thotë se në vitin 1999 BE-ja e kishte sanksionuar Aleksandër Vuçiqin për mbështetjen e regjimit të Millosheviqit në kryerjen e spastrimit etnik dhe gjenocidin në Kosovë.
Kapen 107 kg drogë në kamionin me targa të Serbisë në terminalin doganor në Prishtinë
Prandaj, thotë se në këtë vit, 2023, Lajçak pret nga i njëjti person që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Serbia duhet të ndryshojë, duke filluar nga kushtetuta e saj”, shkruan ai.
Mediumi boshnjak, Istraga, ka publikuar dokumentin ku Vuçiqit, si pjesë e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, i ishte ndaluar hyrja në BE.
Atëherë Vuçiç ishte ministër i Informacionit.