Gazetari dhe drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas deklaratës së sotme të anëtarit të VV’së në Tiranë, Elvis Hoxha, pasi ky i fundit i quajti qytetarët e Kosovës ‘kosovaristë’.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kelmendi i bëri thirrje Kurtit që ta shkarkojë Hoxhan si këshilltar të tij.
“Këshilltari i kryeministrit i ofendon të gjithë qytetarët e Kosovës duke i quajtur kosovaristë.
Serbët kur duan t’i ofendojnë shqiptarët i quajnë shiptari. Këtij këshilltari fashist dje i ka dalë rroga. Mësuesit të fëmijës sonë dhe mjekut të familjes sonë – jo! Idiotësi!
Kryeministri duhet ta shkarkojë fashistin që ofendon qytetarët e tij njëjtë si Serbia qysh sonte!”, shkroi Kelmendi.