Më 22 nëntor të vitit 2018 Gjykata Themelore në Pejë kishte vendosur që Drilon Gashit, aktualisht këshilltar i kryeparlametarit, Glauk Konjufca, t’i shqiptohej “Vërejtje Gjyqësore” për shkak se i kishte ushtruar dhunë fizike bashkëshortes së tij.
“Vërejtje Gjyqsore- Me të cilën të pandehurit i bëhet me dije se ka kryer vepër të dëmshme dhe të rrezikshme që përbën vepër penale për të cilën nëse ai sërish e përsëritë Gjykata do të i shqiptojë sanksion më të rëndë penal”, thuhej në vendimi e këtij institucioni.
E trishtë,18 vjeçari nga Kosova humb jetën nga një aksident i rëndë në Itali
Këtij vendim i kishte paraprirë raportimi i bashkëshores së Gashit, në të cilin thuhej se i njëjti e kishte rrahur atë me grushta dhe me dru.
Ani pse vendimi ndaj Gashit ishte i formës së prerë, ai më më 29 qeshor të 2021-tës, ishte emëruar nga Glauk Konjufca si Këshilltarë në Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar Ilir Kërçelin, Shefin e Stafit të Kryetarit, i cili ka deklaruar se Gashi akoma vazhdon të jetë pjesë e stafit të Konjufcës.
“Deri tani është pjesë e stafit, tash e tutje do të shohim si do të veprojmë. Për rastin në fjalë nuk kemi qenë të informuar nga Driloni”, ka thënë ai.