Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore nga janari 2021 me udhëheqëse ekzekutive pa mandate e gjithë kjo pas nga janari i vitit 2018 në këtë institucion, për udhëheqëse ekzekutiv ishte zgjedhur Isuf Koci edhe pse nuk i kishte plotësuar kriteret për këtë pozite, transmeton Botapress.info
Për këtë edhe Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbyes Civil- KPMSHC, me vendim nr.A4.nr.2571 /2018 ka konstatuar se përzgjedhja e Isuf Kocit në pozitën e udhëheqësit ekzekutiv ka qenë në kundërshtim me dispozitat e nenit 7 paragrafit 2 nënparagrafit 2.5 të Rregullores Nr. 05/2012 për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil, i cili përcakton se:
“Karakteristikat e nivelit të lartë drejtues janë: tetë ( vite përvojë pune profesionale, duke përfshirë së paku pesë (5) vite përvojë pune në vende udhëheqëse”, nenit 9 paragrafit 1 nënparagrafit 1.2 të Rregullores Nr. 0612010 për Procedurat e Emërtimit në Pozita të Larta Drejtuese në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe nenit 28 paragrafit 1 nënparagrafit 1.2 të Rregullorës Nr. 0212010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil. Vendiin e KPMSHC e ka vërtetuar edhe Gjykata në Prishtinë,në bazë të Aktevendimit Cp.nr.1516 /2018.
Isuf Koci, për më shumë se tri vite jashtëligjeshem ka përfitura nga buxheti i Republikes së Kosovës, page mbi 1,171.70 eur .
Për këto vite të udhëheqjesë së tij, në këtë institucion dyshohet edhe për shkelje të tjera, transmeton Botapress.info
Note: Autori i njohur për redaksinë.