Kompania private “KESCO”, ka bërë të ditur se aktualisht KEK-u është duke prodhuar energji elektrike në sasi të kufizuar vetëm nga njësia A3.
Përveç 110 megavatëve që po prodhohen sot nga KEK-u, e gjitha sasia tjetër e kërkesës për energji elektrike, shkruan KESCO, do të mbulohet përmes importit të energjisë.
“KESCO njofton publikun se prodhimi vendor i energjisë elektrike vazhdon të jetë i kufizuar. Njësia A3 është duke prodhuar rreth 110 megavatë sot, ndërsa pjesa tjetër e kërkesës do të mbulohet përmes importit të energjisë.
Në të njëjtën kohë, konsumi i përgjithshëm ka shënuar rritje gjatë ditëve të fundit, kryesisht për shkak të përdorimit më të madh të kondicionerëve si pasojë e temperaturave të larta”, thekson njofitmi.
“Për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe pa ndërprerje, KESCO ka siguruar importet e nevojshme nga tregjet ndërkombëtare dhe po vazhdon të punojë intensivisht për të përmbushur nevojat në rritje për energji.
I bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që të ndihmojnë në kursimin e energjisë, veçanërisht përmes përdorimit më efikas të pajisjeve për ftohje. Çdo kilovat-orë i kursyer ndihmon në lehtësimin e ngarkesës në sistem dhe ul koston e përgjithshme të energjisë — duke përfituar të gjithë nga kjo”, përfundon njoftimi



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në