Së fundi, u njoftua se Kosova do të përfaqësohet tani nga institucionet dhe zyrtarët e saj në Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë të vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA), pas një vendimi të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s për ta pranuar kërkesën e saj për heqjen e UNMIK-ut nga roli i përfaqësuesit.
Megjithatë, a do duhej të ishte ky një sinal që tani ka ardhur momenti që BE t’i largojë edhe sanksionet e vendosura ndaj Kosovës?
E në lidhje me këtë temë, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli deputeti i Kuvendit nga Lista Guxo, Nasuf Bejta.
Si fillim, ai zhbllokimin në CEFTA e cilësoi si një sukses të madh, derisa për sanksionet e BE-së ndaj Kosovës tha se janë absurd.
Sipas tij, askush nuk mund t’i arsyetojë këto masa ndëshkuse, ku shtoi se në këtë pikë drejtësia ka rënë nga ‘provimi’.
“E para e punës, zhbllokimi në CEFTA-s mund të konsiderohet si një sukses i madh, meqë tani vendi ynë merr pjesë me emrin e vërtetë – Republika e Kosovës (e jo më përmes UNMIK-ut).
Ndërsa sa i takon pyetjes rreth sanksioneve dhe mundësisë së heqjes së tyre nga BE, edhe një herë po e jap mendimin tim se vënia e tyre sa ka qenë pa lidhje, aq ka qenë edhe absurde. Nuk ka njeri me mendje të shëndoshë në tërë botën që mund t’i arsyetojë këto sanksione. Drejtësia në rastin tonë ka rënë nga provimi dhe lë për të dëshiruar”, nënvizoi deputeti nga Lista Guxo.
Ndër të tjera, Bejta u tregua i ashpër me BE-në, derisa tha se nëse ka veç pak “fytyrë e moral” politik do duhej t’i largonte sa më shpjet këto sanksione që i ka vendosur Kosovës.
“Le ta vlerësojë kushdo, t’i vendosen sanksione vendit ndaj të cilit në sytë e europianëve u ndërmorr agresion luftarak që kishte për qëllim aneksimin e veriut të vendit – kësaj veç drejtësi nuk i thuhet.
Nëse BE-së i ka mbet veç pak fytyrë e moral politik këto sanksione duhet sa më parë t’i largojë e besa sipas mendimit tim edhe një kërkim falje në heshtje për vendosjen e njëanshme të tyre. Fundja ato nuk patën ndonjë efekt, përveç inkurajimit të politikës serbe për aktivitete tjera destruktive në gadishullin Ilirik”, përfundoi Nasuf Bejta


Të tjera
Lajme
Ngjarje e rëndë në Shkodër – Shoferi përplas me makinë katër persona, pamje
Një ngjarje e rëndë është regjistruar
Aktuale
Ambasada amerikane: Ngërçi i vazhdueshëm po i kushton Kosovës, koha që udhëheqësit t’i japin prioritet progresit e stabilitetit
Kosova ka mbajtur tre palë zgjedhje
Aktuale
Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit
Kandidati për deputet i LDK’së, Driton