Pesë persona dyshohet se dhunuan një vajzë 11-vjeçare në Prishtinë, të shtunën, në periudhën kohore 17:30 – 00:30. Deri më tani janë arrestuar katër të dyshuar. Autoritet shtetërore dhe shoqëria civile kanë reaguar lidhur më këtë ngjarje.
Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti ka këkruar transmetim publik gjatë gjykimit të monstrave të dhunimit të 11 vjeçares.
“EXTREMLY ËICKED SHOCKINGLY EVIL AND VILE. Kështu deklarohet gjykatësi i Ted Bundy, përdhunues dhe vrasës serik, të cilit i shqiptojnë dënim me vdekje. Rasti gjyqësor i Tedit është i pari në historinë amerikane që transmetohet publikisht. Për mos me e zgjatë, rastin e gjykimit të dhunimit të 11 vjeçares e duam ne transmetim të drejtpërdrejtë! Duam dënim maksimal” Ka shkruar Dërguti.
Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, njoftoi se të martën do të mblidhet me urgjencë Grupi i Përgjigjes Emergjent për rastin e dhunimit ndaj 11-vjeçare.
Shala shkroi në Facebook se mbledhja është ftuar të mbahet në mëngjes, derisa shtoi se pas rastit ka komunikuar me anëtarët e institucioneve kompetente. /Botapress.info/