Opinionisti Rrahman Paçarizi vlerëson se gara e kandidatëve për kryetar të Prishtinës është shumë më sipërfaqësore se në komunat tjera.
Ai në Rubikon të Klan Kosovës tha se pesë kandidatë më të fuqishëm për Prishtinën janë sipërfaqësorë.
Sipas tij, fushata në pandemi i ka disa disfavore e favore të veta.
“Fushata në kushte të sotme i favorizon kandidatët që nuk vijnë nga partitë e mëdha, sepse kandidatët detyrohen të shkojnë derë më derë. Besoj që kështu janë më të barabartë se s’ka nevojë ndonjë kandidat i AKR-së e AAK-së të sjellë mijëra njerëz për t’i mbushur sallat në Prishtinë. Tani po shkojnë me grupe të vogla dhe bisedojnë me secilin qytetar për t’ua prezantuar programin dhe për t’i bindur për votën”, ka thënë Paçarizi.
Ndryshe, zgjedhjet komunale në Kosovë mbahen më 17 tetor./Botapress.info/