Nisur që nga 1 janari shtetasit kosovarë do të mund të udhtëtojnë lirshëm në zonën Schengen, por ekspertët kërkojnë që në mënyrë që të parandalohet migrimi në rritje, duhet që qeveria dhe punëdhënësit të përmirësojnë kushtet e punës për punëtorët në vend, raporton “Schengen Visa Info”.
Arian Zeka, Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane në Kosovë, ngrit shqetësime se liberalizimi i vizave mund të rrisë aktivitetin migrues e cila mund të ndikoj në fuqinë punëtore, ngase vendet e Bashkimit Evropian kanë mungesë punëtorësh në sektorë të ndryshëm.
“Ky [migrim] do të ndikojë në tkurrjen e mëtejshme të fuqisë punëtore në Kosovë, dhe rrjedhimisht edhe në uljen e konsumit në Kosovë. Nga ana tjetër, situata mund ta vështirësojë konsumin ekonomikisht; është një nga shtyllat e ekonomisë ekonomike të vendit”, ka shpjeguar Zeka.