Qeveria ka votuar propozim-vendimin për t’i kërkuar presidentes Vjosa Osmani që t’ia japë autorizimin ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci për të nënshkruar një marrëveshjeje kornizë ushtarake ndërmjet Kosovës dhe Turqisë/.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tregoi se për çfarë do të shërbejë marrëveshja.
“Kjo marrëveshje mbulon shkëmbimin e personelit, materialeve, pajisjeve dhe informacionit, si dhe përvojës në këto fusha: stërvitje dhe edukim ushtarak, arsimimim dhe kurse në shkolla ushtarake, shkëmbim i ndërsjellë i personelit, shkëmbim i inteligjencës ushtarake, industrinë e mbrojtjes, mjekësinë ushtarake dhe shërbimet shëndetësore, si dhe fusha të tjera me interes për të dyja palët, të cilat janë të cekura në nenin 4 të marrëveshjes”, tha ai.
Miratimi i këtij propozim-vendimi, Maqedonci tha se është “hap për nënshkrimin e marrëvesjes”.