Me gjithë kërkesat e shtuara të faktorit ndërkombëtarë për themelimin e Asociacionit, partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, thotë se nuk ka një presion për këtë çështje. Sipas deputetit Arbër Rexhaj, qëndrimi i qeverisë për Asociacionin është i qartë dhe nuk mund t’i bëhet presion për një gjë të tillë.
Vendi që po merr jetë: Kërkohet mbyllja ose rrethimi i kanalit Ibër Lepenc
“Nuk kam parë një gjë tillë(presion), ka pasur përherë thirrje në këtë kuptim dhe jo në këtë qevërisje pra në të gjitha qeverisjet kur i është drejtuar me sloganin “zbatojeni asociacionin” mirëpo kjo nuk do të thotë asgjë. Ne kemi thënë që asociacion as emrin s’mund ta ketë të tillë, as të ketë kompetenca ekzekutive dhe publike nuk mund të jetë mbi bazën e ndarjeve etnike dhe kushdo që mendon se mund të ketë presion dhe mund të na shtyej drejt një Republike Serbe në Bosnje e ka gabim dhe do ta dëshmojmë këtë gjë”, ka thënë ai.
Partitë opozitare ndërkaq fajësojnë pushtetin se Asociacionin e ka shndërruar në temë kryesore për Kosovën për çka, sipas tyre, ka edhe kërkesa të shtuara për themelimin e tij. Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, thotë se kryeministri Kurti duhet ta ketë një strategji për të dalë nga kjo situatë e krijuar.
“Tash në rrethanat që janë kriju Kosova duhet me pas një propozim konkret të statutit dhe duhet te negociohet që çdo gjë të jetë në harmonizim me kushtetutën dhe ne nuk keni mundësi të bëjmë asnjë kompromis që shkelet kushtetuta apo në kundërshtim më të. Në të kaluarën ka qenë fokus i qeverive që të kemi një njohje reciproke dhe te fokusoheni në marrëveshjes finale kurse tani ne kemi zbrit në qëndrime dhe flasim për Asociacionin. Asociacioni ka qenë teme edhe në të kaluarën por ka qenë temë pasi që të përfundohet marrëveshja finale mes palëve me njohje, andaj këto devijime që iu kanë bërë dialogut nga mosdija e qeverisë aktuale mendoj duhet të përgjigjet kryeministri”, tha Beqa.
Edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se Qeveria duhet t’u përgjigjet kërkesave të shtuara të ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit.
“Në deklaratat e përgjithshme të çdo zyrtari amerikan dhe Brukselit është një teme që është aktuale dhe po diskutohet tepër dhe kërkesa e vetme është që të zbatohet kjo marrëveshje apo të pranohet draft statutit ta shohim si do të vazhdoj ky negocim…disa ambasadorë na kanë thënë që edhe Kosova ka pas të drejtë me prezantu një draft të saj dhe nuk është bërë kjo është neglizhencë e qeverisë së Kosovës në raport me këtë çështje”.