Kanë shperthyer grushtat mes aktorëve William Smith e Chris Rock në ceremoninë më madhështore të ndarjes së çmimeve Oscar për vitin 2022.
Një shaka e mëhershme e aktorit Chris Rock për kokën tullace të bashkeshortes së aktorit Villiam Smith, e ka shtyrë këtë të fundit që te ngritet në skenë dhe ta grushtojë humoristin Chris Rockun duke vazhduar më pas nga ulësja t’i bërtasë me fjalët;”Mos përmend më emrin e gruas time o shkërdhatë!”
Krejt kjo skenë u pa nga të gjithë të pranishmit, yjet e botës kinomatografike dhe nga miliona shikues anëmbanë botes.
Të shtojmë se aktori Villiam Smith u shpall aktori më i mirë dhe fitoi çmimin Oscar për rolin e tij në filmin “Mbreti Richard”.
Eventi më i madh botëror i filmit edhe këtë vit u mbajt në Los Angeles. Në tepohun e kuq, pas një ndërprerje dy vjeçare per shkak të Covidit, defilian emra te njohur të filmit e kinematografisë duke shfaqur performancën e tyre të dukjes e të veshjes me stile ekstrabagande raporton Botapress.