Rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës qoftë gjatë kryerjes së detyrave apo edhe jashtë detyrës zyrtare janë mjaft të shpeshta. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.
Aksion kundër drogës në Prizren: Arrestohet pronari i një lokali masazhi, kapet me kokainë
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Pejë, ku Policia ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili dyshohet s ne vazhdimësi ka kërcënuar një zyrtar policor.
Kështu kanë bërë me dije burimet nga Prokuroria dhe njoftuan se ditëve të fundit, i dyshuari i ka shkuar viktimës te lokali i tij, ku dyshohet se përveç që e ka kanosur viktimën, i ka shkaktuar shqetësim dhe bashkëshortes së tij.
Për të mos mbaruar me kaq, i dyshuari e ka kanosur viktimën, duke e paralajmëruar se do ta vras. Përballë kësaj situate, viktima e ka njoftuar Policinë, me ç’rast i dyshuar është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosje”.
Ndryshe, kur kjo vepër kryhet ndaj personit zyrtar në lidhje me punën apo me pozitën e tij ose ndaj disa personave ose kur vepra kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.