Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda – DHKOKR Prishtinë ka njoftuar se më 7 janar 2025 ka iniciuar një rast për veprën penale “Kanosje”, pas kërcënimeve ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe postimeve kërcënuese për dhunë në emër të grupit të quajtur “Brigada Sever” në rrjetet sociale.
Sipas informacioneve të siguruara nga Policia e Kosovës, veprimet hetimore kanë çuar në identifikimin e të dyshuarit, M. R. (mashkull kosovar, lindur në vitin 2004), i cili është arrestuar më 10 janar 2025 në Zveçan. Gjatë ndalimit, ai është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës dhe është kryer një kontroll në banesën e tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie pa leje.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka njoftuar se “pas përfundimit të marrjes së deklaratës, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.”
Hetimet për rastin do të vazhdojnë nën autorizimin e prokurorit të rastit nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.



Të tjera
Aktuale
Murati, Bekimi apo Bashkimi: Kush nga familja Jashari po përmendet si kandidat i mundshëm për president?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,
Lajme
Më shumë se 5 mijë fluturime të anuluara për shkak të reshjeve rekord të borës në SHBA
Një stuhi e fuqishme dimërore ka
Aktuale
Prokurori i Shtetit: 42 aktakuza ndaj 49 personave për vepra të ndryshme penale
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik