Zyrtarët shtetërorë, duke përfshirë edhe pozita të larta të shtetit shpesh kanë qenë cak i kërcënimeve nga persona e grupe të ndryshme dhe për pasojë kanë kërkuar ndihmë e mbrojtje nga Policia. Kështu ka ndodhur për disa herë me radhë me drejtorin e Inspektoratit në Komunën e Lipjanit, Flamur Sylejmani.
Për këto raste, Gazeta ka raportuar në të kaluarën, teksa tashmë ka mësuar se gjatë ditës së djeshme ai ka denoncuar një tjetër rast.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Sylejmani ka raportuar në Polici se në veturën e tij ka gjetur një fishek, të cilin e ka hasur pasi shkoi ta marrë automjetin në autolarje.
Fillon dëshminë dëshmitari i dytë – intervistimi i tij do të zgjasë pesë ditë
Sinjali mëson se motivi që dyshohet se e ka shtyrë personin apo personat e dyshuar për ta kanosur Sylejmanin mund të lidhet me punën e tij në drejtorinë e Inspektoratit, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën.
Posa rasti është denoncuar, Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, me ç’rast fisheku është konfiskuar si dëshmi, ndërsa viktima ka dhënë deklaratën e tij.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Kanosje” dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore që zbulojnë rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.