Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se është kërcënuar dhe fyer drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrije Ismaili.
Përmes një shkrimi në Facebook, ShSKUK njofton se ka ndodhur nga axha i një foshnjeje, i cili është duke u trajtuar në klinikë.
Aksident i rëndë mes dy veturave në Prizren, pamje nga vendi i ngjarjes
“Derisa po mbante kujdestarinë e rregullt dhe po ofronte kujdes për foshnjat e porsalindura, në kuadër të Klinikës së Neonatoligjisë, në orët e vona është kërcënuar dhe fyer drejtoresha, Hajrije Ismaili. Kërcënimi ka ndodhur nga axha i një foshnjeje, i cili është duke u trajtuar në klinikë.”, thuhet në njoftim.