Tallja në Facebook duket se i ka kushtuar dy mërgimtarëve që kishin kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
I pari, Kujtim Kurti, tashmë është arrestuar sepse kishte premtuar “100 mi”, e për të cilat thotë se u tall duke menduar në “100 minj”.
Një shok i tij me emrin Agron, ka thënë në rrjete sociale se i ka shkruar më pas duke u tallur hiç më pak se ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës.
Në atë shkrim, ai tallej se do të bombardonte shtëpinë e kryeministrit Kurti, madje me dron me qëllimin që të likuidohej kryeministri i vendit
Ai ka thënë që Policia gjermane ka qenë në shtëpinë e tij në Gjermani, dhe se policët gjermanë kanë qeshur me një gjë të tillë.
“Dhe vërtetë kanë qeshur policët gjermanë, se e kishin përkthimin në dorë,” ka thënë ai.
“I dashur Xhelal, Jemi një grup, Syri i Atdheut, që kena vendos me likfidue Albinin. Të shtunën në ora 2 të mesnatës, do të vendosim pranë shtëpisë së Albinit një ton në makinë TNT me telekomandë. Pastaj mbi çatinë e shtëpisë. Do ta vendosim me dron një bombë 5 kilëshe. Pas eksplozivit, dy anëtarët tonë do futen me kallasha me asgjësue objektivin., percjell Botapress.info