Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar pas parregullsive të evidentuara gjatë procesit të rinumërimit të votave në Prizren, i cili u shpreh i zhgënjyer me situatën.
Përmes një postimi në Facebook, Totaj ka shkruar se çdo tentim për tjetërsim të votës përbën cenim të drejtpërdrejtë të vullnetit të lirë të qytetarëve, të demokracisë zgjedhore dhe të vetë demokracisë së brendshme partiake.
Tutje ai në cilësinë e kryetarit të degës së PDK-së në Prizren ka paralajmëruar se do të kërkojë përgjegjësi dhe llogaridhënie të plotë për çdo shkelje të konstatuar.
“Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar dhe investuar me vite, dhe këto veprime nuk e përfaqësojnë frymën dhe vlerat tona”, u shpreh Totaj.
Totaj ka siguruar qytetarët se Partia Demokratike e Kosovës do ta mbrojë vullnetin e votuesit dhe demokracinë në Kosovë, duke vepruar, siç ka thënë ai, me vendosmëri dhe përgjegjësi për të mirën e vendit dhe të ardhmes së tij.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në