Sekretari për Organizim dhe Zgjedhje në PDK, Betim Gjoshi, ka ironizuar me videon e kryeministrit Albin Kurti për mbrojtjen e ministres Rozeta Hajdari.
Përmes një postimi në Facebook, Gjoshi i ka rikujtuar kapjen e asamblistit të VV-së, Besnik Mujeci, me mbi 11 mijë doja ekstazie në Tiranë.
“Përndryshe, Kryeministër, çfarë lloj ekstazie të kanë dhanë shokët sonte? Keq koke shumë. QKUK nuk është larg!”, ka shkruar Gjoshi në profilin e tij në “Facebook”.