Nuk zgjat njësoj koha e cila duhet të kalojë për të marrë veten pas ndërprerjes së ndonjë lidhjeje
Kjo varet nga shumë faktorë – kujtimet e përbashkëta, mënyra e ndarjes, gjendja e marrëdhënieve në momentin e ndarjes…
Meshkujt më shumë vuajnë për shkak të ndarjes. Sapo keni përfunduar një lidhje, mirëpo emocionet kanë mbetur. Vuani dhe pyesni sa kohë nevojitet të kalojë për ta marrë veten.
Ja nga çka varet, sipas ekspertëve të dashurisë:
Kujtimet e përbashkëta
Sa më shumë të zgjasë biseda rreth ndarjes, edhe procesi i këndelljes do të zgjasë. Sa më shumë që keni krijuar kujtime të përbashkëta, do të jetë më e vështirë t’i harroni dhe të filloni krijimin e lidhjeve të reja, transmeton Telegrafi.

Gjendja e marrëdhënieve
Në rast që lidhja nuk ka qenë e mrekullueshme, ndarja do të duhej t’ju sjellë lehtësi, andaj do t’ju duhet më pak kohë për ta harruar partnerin. Nga ana tjetër, nëse keni qenë të lumtur, dhe përnjëherë ju ka braktisur, më vështirë do ta merrni veten.
Emocionet
Nëse keni besuar që ai partneri është shpirti juaj binjak, me siguri do “të fundoseni” pas ndarjes. Nëse kjo ka qenë joserioze, mos vajtoni, shpejt sërish do të gjendeni në një lidhje të re.



Të tjera
Aktuale
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri
Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit,
Aktuale
Për herë të parë në QKUK, konfirmohet shtatzëni pas procedurave IVF
Për herë të parë në Qendrën
Aktuale
LDK i përgjigjet Haradinajt që tha se s’i intereson takimi me Abdixhikun
Lidhja Demokratike e Kosovës i është