Publicisti dhe gazetari Adriatik Kelmendi, përmes një postimi në Facebook ka dhënë një propozim interesant lidhur me marrëveshjen qeverisëse, shkruan Botapress.info.
Ky është postimi i plotë:
Rilindja politike që do ta stabilizonte Kosovën, tash kur po shihet se Albin Kurti ka respekt për Lumir Abdixhikun dhe LDK-në e sheh si faktor për ecjen përpara të shtetit:
– Lumir Abdixhiku – Kryeministër i Qeverisë
– Albin Kurti – President i Kosovës
– Memli Krasniqi – Kryetar i Kuvendit, Bedri Hamza zv. kryeministër dhe ministër i Financave
Kësaj duhet t’i paraprinte një marrëveshje e gjerë politike e partive kryesore në vend për heqjen e sanksioneve të BE-së, thyerjen e bllokadës ndërkombëtare ndaj Kosovës, zhvillim të hovshëm ekonomik, përmbyllje e dialogut me Serbinë, përparim në proceset euroatlantike, qasje serioze ndaj procesit ne Hagë etj.
Secila votë e popullit është e vlefshme. Kështu do të respektohej vullneti i votuesve dhe zhvillimi i vendit.



Të tjera
Aktuale
Mustafa: Figurën e Presidentit vështirë ta gdhendim si skulptor
Gjatë ditës së djeshme janë riaktivizuar
Aktuale
Deputetja e AAK’së zbulon ‘zënkën’ me Abdixhikun
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, duke
Aktuale
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri
Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit,