Gazetari Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti, për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në një shkrim në Facebook, Kelmendi ka kritikuar Qeverinë Kurti për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Uljauni rrogat gjykatësve dhe prokurorëve, lejini policët pa këpucë dhe rritjauni orarin e punës. Kriminelët: Veç zgjate zot”, ka shkruar Kelmendi.
Në periudhën e Qeverisë Kurti I, shefi ekzekutiv kishte marrë vendim që t’i ulet paga, por që të ardhurat e përfaqësuesve të drejtësisë nuk u prekën.
Me miratim të këtij vendimi të mërkurën, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në ato që ishin përpara 2017-ës.
“Kushti i paraparë për përjashtim të këtij ligji është plotësuar me nxjerrjen e aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë.
Qeveria në këtë mbledhje miratoi edhe projektligjin për pagat në sektorin publik. /Botapress.info/