Gazetari Adriatik Kelmendi ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë me veprimet e tyre po tregojnë se më e rëndësishme është ego e tyre sesa fëmijët që po e humbin mësimin.
Sipas tij, një ditë do të arrihet marrëveshje, por mësimi i humbur nuk do të mund të kompensohet.
“Pas çdo lufte të përgjakshme, në fund ekziston një ditë kur palët eventualisht merren vesh dhe pajtohen. Por njerëzit e vrarë nuk kthehen në jetë”.
“Qeveria dhe sindikatat plot gojën e kanë me fëmijët si e ardhmja jonë më e ndritshme”.
Kelmendi ka kërkuar nga të dyja palët që zgjidhjen ta gjejnë sot.
“Një ditë do të arrihet një marrëveshje. Por s’do të sanohet dëmi. Fëmijët janë viktimë. “E ardhmja jonë e ndritshme” po mbetet e vrarë në fushëbetejë”.