Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se nga 1 qershori deri më 30 korrik do të furnizojë bizneset e mëdha që kanë dalë nga dje në treg të hapur.
“KEK është përcaktuar si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF) me mandat të vlefshëm deri më 30 Korrik 2025. Konsumatorët që nuk kanë zgjedhur ende furnizues në tregun e lirë kane kaluar automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF) dhe furnizohen me energji elektrike nga dt. 01 qershor 2025 nga KEK-u.”
KEK ka thënë se afati ligjor për furnizim nga FMF ka filluar më 1 qershor dhe zgjatë 8 ditë. Për këtë KEK kërkon nga bizneset që të kontaktojë në adresën zyrtare [email protected] ose në numrin e telefonit 080010600.
Bizneset duhet të përfshijnë të dhënat e përditësuara të tyre:
• Numri i biznesit (NUI)
• Emri i biznesit, sipas regjistrimit zyrtar ne ARBK
• Pikat matëse
• Adresa e biznesit
• Kontaktet (e-mail dhe numër telefoni)
• Letërnjoftim i personit te autorizuar
“Për çdo paqartësi apo nevojë për informata shtesë, stafi ynë është në dispozicion.”



Të tjera
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur