Vetura e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka mbetur në rrugë dhe punëtorë të kësaj Korporate, janë detyruar që ta shtyjnë atë, shkruan Gazeta Botapress.
Derisa po vazhdon kriza energjetike në vend e qytetarët po përballen me reduktime të ashpra, Korporata Energjetike e Kosovës po dështon të ofrojë kapacitetet e saj nga prodhimi vendor.
‘Kosova B’ ka rënë jashtë sistemit dhe aktualisht Kosova po ka shumë reduktime.
Mirëpo KEK përveç që ka probleme me blloqet, si duket kanë probleme edhe me karburant të veturave. Në Facebook është shpërndarë një fotografi ku shihen disa punëtorë të KEK’ut, duke e shtyrë veturën për ta larguar nga rruga.
Më poshtë keni fotografinë. /Botapress.info/