Deputetja e Kuvendit të Kosovës vazhdon ta shijojë lidhjen me të dashurin e saj. Keith, është tejet i përkushtuar ndaj Adriana Matoshit dhe dashurinë e tyre të madhe e ndajnë edhe në rrjete sociale.
Së fundmi, ai ka publikuar një imazh në storien e tij në Instagram derisa shihet bashkë me aktoren duke i dhuruar një puthje në ballë. Adriana Matoshi, shihet e shtrirë teksa ka vendosur kokën në krahë të Keith dhe ky i fundit e ka quajtur dashuri.
“Dashuria ime”, ka shkruar ai derisa i ka bërë edhe tag partneres së tij.
![Image](https://www.botasot.info/media/botasot.info/images/2021/June/16/auto_200230640_403165734226444_9201207403555981372_n1623853529.jpg)