KEDS mobilizon afro 500 punëtorë ditën e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit

Në kuadër të përkushtimit maksimal për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të parapara për të dielën-më 12 tetor, KEDS ka vënë në gatishmëri të plotë të gjitha kapacitetet teknike dhe fuqinë punëtore, me synim sigurimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike në çdo qendër votimi në Republikën e Kosovës.

Për të garantuar reagim të menjëhershëm në rast të ndonjë situate të paparashikuar dhe për të mundësuar raportim dhe intervenim sa më të shpejtë në terren, KEDS ka ndërmarrë masat si në vijim:

  • Afro 500 punëtorë të kompanisë do të përkujdesen që gjatë ditës së zgjedhjeve gjithçka të shkojë sipas planit operativ;
  • Në secilën qendër të votimit do të ketë punonjës të kompanisë-përgjegjës dhe në dispozicion përgjatë tërë ditës;
  • Qendra Dispeqerike dhe Qendra e Thirrjeve e KEDS-it do të punojë me kapacitete të nevojshme;

Gjatë tërë ditës së zgjedhjeve, të gjithë këta punëtorë, të ndarë në ekipe nëpër secilin lokalitet, do të jenë në gjendje gatishmërie për monitorim dhe intervenim sa më efikas, kudo dhe kurdo që paraqitet nevoja, deri në përfundimin e procesit të votimit në vend.

Plani operativ i KEDS-it për të dielën përkon edhe me përfshirjen e plotë të kapaciteteve logjistike të kompanisë, si në operim në terren, ashtu dhe brenda qendrës së kompanisë.

KEDS, po ashtu informon se ditën e zgjedhjeve nuk ka planifikuar asnjë mirëmbajtje të rrjetit elektrik shpërndarës ose ndonjë plan investiv.

Të gjithë qytetarëve të vendit u bëjmë thirrje që në rast të ndonjë avarie të paraqitur në rrjet, të lajmërojnë menjëherë kompaninë, duke thirrur në Qendrën e Thirrjeve pa pagesë, në: 080079100 ose përmes rrjeteve sociale.

Të tjera

Lajme Opinione

Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri

  Albin Kurti është modeli i

Lajme

Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive