Kandidati i LVV-së, Alban Hyseni, në zgjedhjet e 12 tetorit, sipas rezultateve preliminare ka marrë 49,79% të votave apo 21 mijë e 463 vota. I dyti në këtë garë ka përfunduar Arbër Ismajli i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 34.24 % apo 14 mijë e 761 vota.
Ndërsa si parti e tretë është radhitur PDK me kandidatin Riad Rashiti, i cili ka marrë 12,23% apo 5 mijë e 273 vota.
Bazuar në rezultatin aktual, pa llogaritur votat me kusht e ato me postë, Hyseni e Ismajli mund të përballen në balotazh më 9 nëntor.
Por cili do të jetë qëndrimi i PDK-së në këtë garë, që ka dalë si e tretë dhe a do ta përkrahë ndonjërën prej partive.
Kandidati i kësaj partie për kryetar, Riad Rashiti, ka thënë pe Express se janë duke e pritur rezultatin përfundimtar, për të marrë një qëndrim.
“ Jemi në pritje të rezultatit përfundimtar”, ka thënë Rashiti për Gazetën Express.



Të tjera
Kulture Lajme
Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pesti në skenë me “Nan”
Sonte zhvillohet finalja e madhe
Aktuale
Osmani: Fushë Kosovë sot na dha forcë, zemër e bindje se e ardhmja ndërtohet përmes bashkimit të njerëzve
Kandidatja e LDK-së për
Aktuale
Mbi 95 mijë mërgimtarë të regjistruar për votim me postë – miratohet dizajni për diasporën
Nesër më 17 maj është