Artistët e njohur shqiptarë, Alban Muja, Petrit Halilaj, Flaka Haliti dhe Anri Sala, janë takuar me njëri-tjetrin, ata e kanë realizuar një fotografi dhe këtë e kanë shpërndarë në rrjete sociale.
Artistja Arlinda Ramadani e ka publikuar fotografinë e artistëve në Tëitter, duke thënë se fuqia e artit dhe e dashurisë tregojnë se kush janë ata.
“Të ndalemi një moment dhe ta shijojmë këtë fotografi: Petrit Halilaj, Anri Sala, Flaka Haliti dhe Alban Muja – një shtëpi e mbushur me disa prej artistëve më të mirë bashkëkohorë në të gjithë Evropën”.
“Fuqia e artit, fuqia e dashurisë dhe fuqia e tyre tregojnë se kush jemi ne. Nga Shqipëria, dhe nga Kosova me dashuri”, ka shkruar Ramadani./Botapress/