Deputeti i PDK’së, Ardian Kastrati ka akuzuar Qeverinë Kurti për krizën e rëndë ekonomike që ka kapluar Kosovën. Me anë të një postimi në Facebook, Kastrati ka thënë se edhe nëse çmimi i vajit shkon 10 euro, Kurti nuk do t’i rrisë rrogat duke u arsyetuar me luftën në Ukrainë dhe ofertën e tij të fushatës për “punë e drejtësi”.
Ai thotë se Qeveria ka pasur zero investime kapitale dhe zero investime të huaja.Kastrati shton se nipat dhe mbesat e ministrave janë rehatuar nëpër punë të ndryshme dhe kjo nuk nënkupton drejtësi.
Drejtori i Financave në Gjilan ngre alarmin: Nëse s’votohet buxhet nesër, ndodh kjo
“Këto janë deklarata BAJATE, të gërrditshme, kontradiktore e demagogjike”, ka shkruar ai./Botapress.info/