Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Ardian Kastrati ka adresuar akuza “të rënda” ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe kryeministrit maqedon, Hristian Miskocki për mbledhjen e dy qeverive sot në Kosovë.
Kastrati përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se përkrahja e Kurtit ndaj një qeverie “pro-serbe dhe pro ruse” e Maqedonisë së Veriut e cila arreston veteranët e UÇK-së është “tradhëti ndaj interesave kombëtare”.
“Në rrethana normale, mbledhja e përbashkët në mes të dy qeverive në Prishtinë do duhej të pasqyronte një ndërvarësi funksionale midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në teori, bashkëpunimi i tillë lidhet me parimet e liberalizmit institucionalist, ku kërkohen përfitime reciproke përmes rritjes së integrimit ekonomik dhe politik. Integrimi fillon nga fushat e ndryshme teknike dhe ekonomike për të krijuar kështu edhe impulse politike më të thella për rajonin. Një qasje e tillë e bashkëpunimit kontribuon në përforcimin e kapitalit social dhe institucional të rajonit në përpjekje për t’u përshtatur edhe me kriteret e procesit të Berlinit dhe rrugën drejt integrimit në BE. Këto procese janë thelbësore për reduktimin e asimetrive ndërmjet vendeve dhe promovimin e stabilitetit afatgjatë. Pra, mbajtja e një politike bashkëpunuese me Maqedoninë e Veriut është në përputhje me synimin për stabilitet rajonal dhe përfitime ekonomike, duke u bazuar në normat ndërkombëtare që promovojnë fqinjësinë e mirë si pjesë e proceseve euro-integruese . Në parim, deri këtu jemi në rregull”, ka shkruar Kastrati.
Kastrati shtoi se rreshtimi i Kurtit ndaj qeverisë së Miskocki është “bashkëpunim me forcat që minojnë aspiratat e kombit shqiptar”.
“Mirëpo, mbështetja e Albin Kurtit për një qeveri pro-serbe dhe pro-ruse të Maqedonisë së Veriut e cila shkel të drejtat e shqiptarëve dhe arreston veteranët e UÇK-së është tradhti ndaj interesave kombëtare. Rreshtimi i Kurtit krah një qeverie pro-serbe e pro-ruse e cila cenon përdorimin e gjuhës shqipe dhe shkel Marrëveshjen e Ohrit është bashkëpunim me forcat që minojnë aspiratat e kombit shqiptar. Në këtë mënyrë Kurti po vazhdon angazhimin e tij për përjashtimin dhe sulmin kundër përfaqësuesëve historik të UÇK-së duke i përkrahur ata që punojnë intenzivisht për dobësimin e pozitave të shqiptarëve në rajon. jë akt i tillë është një tradhti që ndan lirinë dhe sakrificat e shqiptarëve nga objektivat e tyre të larta, Ky veprim është një goditje e rëndë ndaj dinjitetit kombëtar, duke e kthyer historinë tonë të lavdishme në një terren ku triumfojnë armiqtë e shqiptarëve.
Kastrati ka akuzuar Kurtin dhe Mickoskin se po i përkrahin agjendat pro-serbe e pro ruse.
“Moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit përbën cenim të rendit kushtetues të këtij shteti. Kjo marrëveshje ka qenë dhe duhet të mbetet instrumenti kyç për stabilitetin e brendshëm të Maqedonisë së Veriut. Aleatët e shqiptarëve si SHBA dhe BE këtë marrëveshje e kanë parë si një mekanizëm normativ për konsolidimin e një shteti shumëkombësh.
Nga pikëpamja gjeopolitike, çdo devijim i Maqedonisë së Veriut nga Marrëveshja e Ohrit paraqet devijim nga rruga euro-atlantike dhe kjo do të kishte pasoja për stabilitetin rajonal dhe për marrëdhëniet me NATO-n dhe BE-në. Destabilizimi potencial i arkitekturës euro-atlantike në rajon do të krijonte një vakum strategjik ku Rusia mund ta shfrytëzoj për të rritur ndikimin e saj përmes mekanizmave të ndarjes dhe tensioneve ndëretnike në Ballkan duke kalkuluar që të përfitoj ndonjë levë gjeopolitike rreth luftës së saj në Ukrainë. E kush po i përkah pra agjendat pro-serbe dhe pro-ruse në rajon? Kurti dhe Mickoski, po kush tjetër!”, vijon postimi i Kastratit.





Të tjera
Uncategorized
REL: Sharje për vota – programet mbeten në hije
Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”,
Uncategorized
Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme
Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në