Ish-deputeti dhe analisti Afrim Kasolli ka vlerësuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duket më shumë i përqendruar te zgjedhjet lokale sesa te formimi i Qeverisë së re.
Kasolli ka thënë se pozicioni aktual i Kurtit tregon se ai nuk ka shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë dhe se më shumë përpiqet të fokusohet në aktivitetet për fushatën e zgjedhjeve lokale.
“Kurti krijon përshtypjen se nuk është i interesuar ta formojë Qeverinë. Prej kur u mandatua nga presidentja, kohën më të madhe e ka kaluar jashtë vendit. E vetmja kohë kur qëndroi në Kosovë për ndonjë aktivitet politik ishte koalicioni në Vushtrri”, ka thënë Kasolli në “Konfront” të KTV-së.
Ai shtoi se deri tani nuk ka pasur asnjë ftesë publike nga Kurti për partitë e tjera për të diskutuar për formimin e qeverisë, duke theksuar mungesën e përpjekjeve edhe minimale për dialog politik.
“Pozicioni i fituesit të zgjedhjeve është i ndryshëm nga besimi i tepruar që e kanë mbajtur eksponentë të Vetëvendosjes, që trumbetonin me të madhe se numrat do t’i kemi kur të vijë koha”, përfundoi Kasolli.I’m



Të tjera
Aktuale
Qeveria në detyrë shpenzoi “27.3 milionë shpenzime për 9 muaj”, reagon zëdhënësi i Qeverisë
Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë,
Lajme
Shehui LDK-së e tall pak “Le Prof. de Paris Nezir Kraki”.
Nezir Kraki, deputet i Vetëvendosjes
Lajme
E tmerrshme sa s’bëhet: Hysamedin Feraj e quan PDK-në dhe LDK-në “djem të Serbisë”
Hysamedin Feraj, Këshilltari i Kryetarit