Kryesuesi i Bordit të Bankës Qendrore, Bashkim Nurboja, ka marrë përkohësisht postin e guvernatorit të BQK-së, bëhet e ditur në një komunikatë për media nga ky institucion të mërkurën.
Sipas njoftimit, Nurboja ka marrë këtë rol për shkak të përfundimit të mandatit të guvernatorit dhe mungesës së guvernatorit.
Sveçla s’shkon në seancë, gjykatësi: Do të lëshoj urdhërarrest për ta sjellë me forcë
Një gjë e tillë parashihet edhe me Ligjin për BQK-në.
Dy anëtarët joekzekutivë të Bordit të BQK-së, kanë marrë përkohësisht postet e zëvendësguvernatorëve.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë “me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së përmbushjes së objektivave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës siç është përcaktuar me Ligjin nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”.
Nurboja u zgjodh kryesues i Bordit në fillim të shkurtit.
Një ditë më parë, Komisioni për Buxhet s’pati kuorum për të vendosur që t’i rekomandojë Kuvendit përzgjedhjen e guvernatorit të ri. Si pasojë, procesi është duke u vonuar.
Nurboja ka qenë kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 si dhe kandidat për kryetar të Pejës nga kjo parti në zgjedhjet komunale të vitit 2017./Botapress.info/