Përzierja e pushtetit në institucionet arsimore nuk ka të ndalur.Këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Reshat Nurboja, duket se ka lidhje shumë të ngushta me Rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Armand Krasniqin.
Nurboja në fotot e publikuara në rrjetet sociale shihet se bën vizita të shpeshta në këtë universitet teksa shoqërohet nga rektori Krasniqi, përcjell Botapress.info
Ai është, po ashtu, edhe nënkryetar i Mimoza Kusari-Lilës në partinë “Alternativa”.
Po ashtu, në foto shihet se rektori Krasniqi është shumë i afërt edhe me aktivistë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht kishte akuzuar partitë kundërshtare për ndërhyrje në arsim.
Muaj më parë, Gazeta kishte raportuar për punësimin në këtë universitet edhe të ish-kandidatit të Vetëvendosjes për deputet, Bashkim Nurboja.