Midis Bernës dhe Oltenit ka një defekt dhe shumica e linjave IC janë prekur. Vonnesa do të ketë më së shumti mes Bernës dhe Oltenit të dielën.
Këtë njoftim e kanë dhënë nga SBB dhe sqarojnë se arsyeja për këtë është një defekt i linjës hekurudhore, shkruan 20minuten.
Këto janë linjat që do të kenë vonesa:
IC1 (Aeroporti i Gjenevës – St. Gallen)
IC5 (Aeroporti i Gjenevës-Rorschach)
IC6 (Brig–Basel SBB)
IC8 (Brig–Romanshorn)
IC61 (Interlaken East–Basel SBB)
IC81 (Interlaken Ost–Romanshorn)
IR15 (Aeroporti i Gjenevës-Luzern)
IR16 (Bern–Cyrih HB)
S23 (Langenthal–Baden)
Kufizimi pritet të zgjasë deri në orën 16:00. Sipas SBB-së, priten vonesa, anulime dhe devijime, përcjellë albinfo.ch.