Policia e Kosovës ka arrestuar djalin e biznesmenit famëkeq Ismet Osmanit i cili është familjar i presidentes Vjosa Osmani. Gazeta Insajderi ka mësuar se Amir Osmani është 22 vjeçari i arrestuar për kanosje dhe fajde mbrëmë nga Policia e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media. Në njoftim thuhet se mbrëmë rreth orës 18:00 ka ndodhur një rast Kanosje në stacionin policor jugu në Prishtinë. Osmanit i është sekuestruar një armë zjarri, një karikator, një thikë dhe shtatë fishekë.
E tmerrshme: Viti 2021, hera e fundit kur janë kontrolluar mostrat e Deharit në institut
Kujtojmë se mafiozi Ismet Osmani i njohur si Curri ka lidhje familjare me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Njoftimi i plotë i policisë:
Arrestohet një i dyshuar për veprat Kanosje dhe fajde– Sekuestrohet një armë zjarri
Prishtinë, 08 dhjetor 2022 – Më datë 07.10.2022, rreth orës 18:00, është raportuar për një rast Kanosje në stacionin policor jugu në Prishtinë.
Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit;
A.O, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
i cili mbrëmë rreth orës 22:00, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Personit të dyshuat policia i ka sekuestruar:
– një armë zjarri TT,
– një karikator,
– një thikë si dhe
– shtatë fishekë.
Hetuesit policor në koordinim me institucionet, përkatëse kanë kryer edhe procedurat rreth tri urdhëresave të gjykatës, që i dyshuari i ka për vepra të tjera./Botapress.info/